ELBASAN- Një kazino elektronike është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë kinema “Millenium”, rreth orës 04:20, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur rreth 250 mijë lekë në kazino.
Sipas informaciove që pronari i kazinosë ka dhënë në policinë e Elbasanit, njëri nga grabitësit ka hyrë në kazino, duke marrë lekët e xhiros, ndërsa tjetri e priste jashtë.
Për shkak se autorët e ngjarjes ishin të armatosur, asnjë prej punonjësve nuk kanë mundur të bëjë rezistencë.
Policia e Elbasanit po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com