BULQIZE- Dy shpërthime me eksploziv u shënuan brenda një nate, një në qytetin e Elbasanit dhe tjetri në një fshat të Dibrës.
Në Elbasan shpërthimi ndodhi në një dyqan me lëndë ndërtimi në pronësi të shtetasit I. Dushku. Policia thotë se shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të ditës së sotme (18 dhjetor) në lagjen “28 nëntori”. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz. Policia nis hetimet.
Në Dibër një makinë tip Benz është hedhur në erë në fshatin Kishtavec, komuna Kastriot. Korrespondenti ynë në Bulqizë informon se shpërthimi është shënuar në orët e para të mëngjesit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore. Nga të dhënat e para mendohet se shpërthimi ka ndodhur me eksploziv, por nuk ka të lënduar. Më vonë priten të mësohet më shumë rreth shpërthimit, kujt i përkiste makina dhe autorëve të mundshëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com