ELBASAN - Një 57-vjeçare humbi jetën mesditën e së mërkurës pasi u godit nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Burimet nga policia sqaruan se Halime Shaholli ishte duke kaluar në këmbë pranë kryqëzimit të fshatit Lolaj në momentin kur është goditur nga mjeti tip fuoristradë me targa të Durrësit që drejtohej nga shtetasi Shazivar Kaloti.

Ky i fundit e ka shoqëruar të aksidentuarën drejt spitalit të qytetit të Elbasanit, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur të mbijetojë pas plagëve të marra.

Pas hetimeve paraprake policia ka dalë në konkluzionin se viktima i ka prerë rrugën automjetit në mënyrë të befasishme. Drejtuesi i mjetit është vënë në dispozicion të uniformave blu deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

(ad.ti/shqiptarja.com)