Elbasan, ekspertiza: I ati i
Beqirit u vra, s’vdiq nga infarkti

Elbasan, ekspertiza: I ati i <br />Beqirit u vra, s’vdiq nga infarkti
TIRANE - Nezir Beqiri, i ati i Gentian Beqirit, i ekzekutuar një ditë më parë në Elbasan, nuk ka gjetur vdekjen nga infarkti, siç u njoftuar një ditë më parë, por nga dhuna e ushtuar ndaj të moshuarit. Kjo konfirmohet nga rezultatet e autopsisë që ekspertët mjeko-ligjorë kanë kryer në trupin e të moshuarit dhe që është siguruar nga A1 Report.

Sipas aktit të ekspertimit të kryer nga mjekët ligjorë, rezulton se Nezir Beqiri ka marrë një goditje të fortë pas kokës, shkaktuar me sende të forta si dhe një tjetër plagë në brinjë, që ka çuar në thyerjen e saj. Të dyja këto goditje duket se kanë qenë fatale për të moshuarin duke shkaktuar dhe vdekjen e tij.

Policia e Elbasanit nxitoi dje të deklaronte se i moshuari vdiq si pasojë e infarktit pasi pa se si u ekzekutua i biri në shtratin e tij, 35-vjeçari i paralizuar Gentjan Beqiri.

Por rezultatet e autopsisë flasin për të kundërtën. Dy autorët, të cilët u arrestuan mbrëmë vonë e që u identifikuan si Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe, kanë goditur me qytën e armës të moshuarin dhe më pas kanë ekzekutuar në krevatin e tij dhe 35-vjecarin Gentjan Beqiri.

Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria si autor i vrasjes së biznesmenti Sokol Çapja në dhjetor të 2005. Vrasja e djeshme riktheu historinë e ekzekutimeve mafioze të ndodhura në këtë qytet, që nisi 7 vite më parë.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë