Elbasan, ekzekutimi në krevat
dialogu i vrasësve me policët

Elbasan, ekzekutimi në krevat <br />dialogu i vrasësve me policët
ELBASAN - Dy autorët e vrasjes në banesën e tij të 35 vjeçarit, Gentian Beqiri janë identifikuar tashmë, ndërkohë që edhe dy policët që duhet të ruanin viktimën, pasi ky i fundit ishte me arrest shtëpie, janë arrestuar për neglizhencë pune.

Shqiptarja.com disponon bisedën e dy efektivave të policisë, pasi kanë arritur të bashkëpunojnë me prokurorinë. Ata janë shprehur se i kanë takuar dy autorët e krimit, por nga ana tjetër thonë se nuk i kanë bërë atyre një kontroll në momentin që janë futur në pallatin ku banonte dhe viktima Gentian Beqiri. Policët thanë se e mësuan ngjarjen vetëm nga të bërtiturat e të ëmës së Beqirit e cila hyri në pallat menjëherë sapo u larguan autorët”.

ATENTATORET HAKMERREN ME 7 PLUMBA, I VRASIN DHE TE ATIN
Vritet nën hundën e dy efektiva të policisë së Elbasanit Gentian Beqiri allias Ardian Meta, njeriu që akuzohet nga prokuroria e këtij qyteti si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005. Vrasja e Beqirit, është kryer në ambjentet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat dhe shikonte televizorin, Beqiri është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator.

Pas vrasjes së Gentian Beqirit, për pesë minuta ka vdekur për shkaqe natyrale dhe babai i tij, Nezir Beqiri, i cili sipas burimeve pranë policisë së Elbasanit është vrarë me grushta dhe shkelma nga dy autorët e krimit që tashmë janë identifikuar si Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe. Nga goditjet me shkelma i moshuari ka pësuar infakt në zemër për shkak të përplasjes me forcë në dysheme dhe rrahjes nga dy autorët. Teksa i moshuari qëllohej pa mëshirë nga njëri prej autorëve, tjetri që mendohet se ka qënë Florenc Çapja ka qëlluar për vdekje djalin e e tij 35-vjeçar. Ky i fundit nuk ka mundur të bëjë asnjë reagim përballë dy autorëve, për shkak edhe të gjëndjes së tij shëndetësore. Sipas burimeve, 35-vjeçari Beqiri që prej 6 vitesh vuante nga një paralizim i këmbëve, gjë të cilën e kishte marrë në 24 gusht 2006, kur po ndiqej nga policia, e cila e ka arrestuar si autor të vrasjes së biznesmenit Çapja.

Nga muaji qershor i këtij viti Beqiri kishte arritur të fitonte lirinë, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Për pasojë, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e “arrestit në shtëpi” ndaj tij,duke caktuar që banesa e 35-vjeçarit të ruhet me policë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar deri në këto momente, dy efektivat e policisë Sami Derstila dhe Neshat Budani duke i akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

(Shkrimin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!