Elbasan, ekzekutohet në krevat
“vrasësi” i biznesmenit Çapja
FOTO - I ati vdes nga infarkti

Elbasan, ekzekutohet në krevat <br />“vrasësi” i biznesmenit Çapja <br />FOTO - I ati vdes nga infarkti
ELBASAN – Dy persona ekzekutuan sot paradite me armë zjarri Gentian Beqirin, i akuzuar nga Prokuroria si autor i vrasjes së biznesmenti Sokol Çapja në dhjetor të 2005. Vrasja e sotme rikthen historinë e ekzekutimeve mafioze të ndodhura në këtë qytet, që nisi 7 vite më parë.  

Autorët kanë trokitur në portën e shtëpisë së viktimës, ndërsa ka qenë babai i viktimës që ka hapur derën. Sipas korespondentit të A1 Report në Elbasan, Andi Qosja, vrasësit hynë dhe e vranë Beqirin i cili ishte i shtrirë në shtrat, pasi ishte i paralizuar si pasojë e një plumbi që kishte marrë pas shpine. Ka qenë tragjike për babain e tij e gjithë kjo skenë, ku pasi pa djalin të vdekur pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në Spitalin e Elbasanit.

Në mbrëmje, policia arrestoi edhe dy autorët e dyshuar, të cilët janë identifikuar si Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe.

Sipas informacioneve të disponuar, Gentian Beqiri ishte më arrest shtëpie pasi akuzohej për disa vepra penale, një prej tyre edhe vrasja e Sokolit.

Viktima, i njohur së fundmi me emrin Ardian Meta, ishte në proces gjykimi pasi akuzohej për vrasjen e Sokol Çapja në lokalin “Acquario” në dhjetor të vitit 2005.

Ndërkaq, dy policët të cilët mbanin në vëzhgim viktimën, duke qenë se ai ishte me arrest shtëpie, kanë neglizhuar në ruajtjen e tij, duke mos shmangur kështu vrasjen e sotme, e cila rezultoi tragjike edhe për të atin e Beqirit.

Shërbime dhe postblloqe të policisë ndodhen në të gjitha akset rrugore që lidhen në këtë qytet.

NENA: DJALIN MA VRANE VELLEZERIT E CAPJES
Në disa pamje ekskluzive të A1 Report shihet qartë nëna e viktimës, e cila e tronditur nga vdekja e të birit akuzon vëllezërit e biznesmenit Sokol Çapja si autorë të krimit. Mësohet se në momentin e vrasjes nëna e Beqirit të ketë qenë në pazar, ndërsa është përballur në shtëpi me humbjen e bashkëshortit dhe djalit të saj.
gentian beqiri vrasje ne elbasan

“Dola për të bërë pazarin e lashë në shtëpi dhe vrasësit hynë dhe e vranë”, flet ajo për mikrofonin e A1 Report. E shokuar dhe e tronditur nga humbja e të dashurve të saj, nëna dhe bashkëshortja e viktimave, shihet duke mallkuar familjen Çapja si shkaktare të dhimbjes së saj.

gentian beqiri

DENIMI PER VRASJEN E BIZNESMENIT SOKOL CAPJA
Sokol Çapja, ishte mjaft i njohur në qytetin e Elbasanit, pasi ishte pronar i kompleksit të hoteleve “Universe”.
Për këtë vrasje, Beqiri është arrestuar dhe prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg dhe e ka marrë këtë dënim edhe nga Gjykata e Elbasanit.
Ndërkaq, vendimi është apeluar nga pala e akuzuar me pretendimin se nuk ka prova, edhe pse prokuroria nga ana tjetër në atë kohë thoshte se ka pasur ADN që e implikonte Beqirin në vrasjen e Sokol Çapës.
Çështja ishte kthyer për rigjykim, ndërsa Beqiri ndodhej në arrest shtëpie, deri në momentin që humbi jetën nga vrasje e paradites së sotme.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri