Elbasan, fëmijët e komunitetit rom
s'figurojnë në gjendjen civile

Elbasan, fëmijët e komunitetit rom<br />s'figurojnë në gjendjen civile
Elbasan - Dhjetëra fëmijë të komunitetit rom në Elbasan janë tërësisht inegzistentë në zyrat e gjendjes civile. Rreth 30 fëmijë rom nuk figurojnë si shtetas shqiptar, pasi nuk janë pajisur me çertifikatë lindjeje fillimisht nga spitali e më pas proçedurat në gjendje civile janë neglizhuar nga prindërit e fëmijës.
 
Këtë shqetësim e ka ngritur Drejtor i Gjendjes Civile Elbasan, i cili thotë se ky problem do t’i penalizojë këta fëmijë për tu arsimuar, apo për të përfituar asistencë sociale në moshë më të rritur.

Nga ana tjetër, kreu i komunitetit rom në Qarkun e Elbasanit thotë se regjistrimi i fëmijëve deri tani është kryer vetëm përmes projekteve nga PNUD. Nuk dihet se sa mund të jetë numri i të paregjistruarve në gjithë vendin, ndërsa për policinë konsiderohet problem shqetësues pasi këta fëmije mund të shfrytëzohen lehtësisht për trafikim.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin