Elbasan-Prej orës 16:30 të pasdites, vatra e zjarrit në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktive. 12 mjete dhe 60 zjarrfikës janë në terren për të shuar flakët, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Shuarja e flakëve duket e vështirë, edhe për shkak të mbetjeve plastike në landfill.
Ndërkohë, po hidhet edhe zhavorr për izoluar vatrat e zjarrit, ndërsa banesat përreth nuk janë të rrezikuara.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, tha se kanë arritur të lokalizojnë vatrën, por masivi i madh i mbetjeve e bën të vështirë shuarjen e flakëve.
"Ashtu siç dhe ju e shikoni live, zjarri është akoma aktiv, edhe pse prej orës 17:00 vijojmë të punojmë intensivisht, me rreth 12 automjete zjarrfikëse, rreth 60 forca operacionale të Shërbimit Zjarrfikës, por edhe të ndihmuara nga forcat e ushtrisë me dy automjete dhe përfaqësues nga Mbrojtja Civile, që kanë ardhur forca zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Berati dhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit.
Fikja është e vështirë. Nga ana tjetër, edhe kryetari i Bashkisë është në vendin e ngjarjes bashkë me ta, kemi kërkuar të na sjellë mjete nga disa firma ndërtuese dhe po punojmë intensivisht për mbledhur inerte që të izolojmë vatrën e zjarrit' tha Cara.
Ndërkohë, drejtori i Emergjencave Civile, Ndriçim Sinani, tha për Report Tv se situata është e vështirë. Ai tha s’ka rrezik për banesat.
‘Vijon që të jetë e njëjtë situata, zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen dhe janë mbi 20 mjete të rënda fadroma dhe eksklavator dhe 10 mjete zjarrfikëse, ku po hidhet zhavorr si edhe dhe. Nuk kemi përhapje të zjarrit, por vetëm riaktivizim. Nuk ka rrezik për banesat’, tha ai.
Kjo është hera e dytë që landfilli i Elbasanit përfshihet nga flakët këtë verë. Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme në Elbasan pati edhe një tjetër vatër zjarri, ku disa ullishte u përfshinë nga flakët. Për të neutralizuar flakët u desh ndërhyrja me helikopter.
Drejtor i Emergjencave Civile në Elbasan, Ndriçim Sinani, në një intervistë për Report Tv tha se situata tek zjarri në fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit është e vështirë.
Ai tha se janë mbi 20 mjete të rënda që po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërsa theksoi se s’ka rrezik për banesat.
‘Vijon që të jetë e njëjtë situata, zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen dhe janë mbi 20 mjete të rënda fadroma dhe eksklavator dhe 10 mjete zjarrfikëse, ku po hidhet zhavorr si edhe dhe. Situata vështirësohet nga era. Ne do të punojmë gjithë natën dhe nesër do të vijohet me eliminimin e plotë. Vatra është e thellë dhe temperaturat e larta në brendësi bëjnë që të riaktivizohet zjarri. Rreth 50 për qind e sipërfaqes është nën ndikim e zjarrit. Nëse nuk do kemi ndikimin e erës urojmë që të shuhet sot. Nuk kemi përhapje të zjarrit, por vetëm riaktivizim. Nuk ka rrezik për banesat’, tha ai.
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan. Report Tv ka siguruar pamje nga krahu përballë vend grumbullimit përtej Shkumbinit ku duken flakët që vijojnë akoma.
Në ndihmë të zjarrëfikësve të qytetit të Elbasanit, për shuarjen e flakëve të zjarrit të rënë në Landfillin e Elbasanit, kanë shkuar zjarrëfikësit e Beratit.
Shtatë punonjëse të Shërbimit Zjarrëfikës Berat janë nisur drejt zjarrit me mjetin e ri zjarrëfikës me shkumë, duke dhënë një ndihmesë shumë të madhe në lokalizimim e flakëve,pasi rezultati i rezolucionit me shkumë është i sigurtë 100%.
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon edhe në orët e mbrëmjes, ku flakët dhe tymi i dendur janë përhapur me shpejtësi. Në një intervistë për Report TV, Arben Cara, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, thotë se gadishmëria për shuarjen e flakëve janë 12 automjete zjarrfikëse, 60 forca operacionale dhe 2 automjete nga Forcat e Armatosura.
Cara bën me dije se në landfill është edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit për të ndjekur nga afër situatën.
"Ashtu siç dhe ju e shikoni live, zjarri është akoma aktiv, edhe pse prej orës 17:00 vijojmë të punojmë intensivisht, me rreth 12 automjete zjarrfikëse, rreth 60 forca operacionale të Shërbimit Zjarrfikës, por edhe të ndihmuara nga forcat e ushtrisë me dy automjete dhe përfaqësues nga Mbrojtja Civile. Fikja është e vështirë. Jemi në terren duke menaxhuar situatën. Kemi arritur ta lokalizojmë vatrën e zjarrit dhe kemi arritur ta kemi nën kontroll, por siç edhe shikohet, masivi i madh i mbetjeve e bën pak të vështirë fikjen e zjarrit, edhe pse fiket në pak sekonda, riaktivizohet sërish, për shkak të procesit teknologjik që vetë këto mbetje kanë në brendësi të tyre. Patjetër që kanë ardhur forca zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Berati dhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit. Nga ana tjetër, edhe kryetari i Bashkisë është në vendin e ngjarjes bashkë me ta, kemi kërkuar të na sjellë mjete nga disa firma ndërtuese dhe po punojmë intensivisht për mbledhur inerte që të izolojmë vatrën e zjarrit. Era mund ta përhapë, por zjarrfikësit janë aty me mjete rrethanore, por i kemi lokalizuar në kohë që mos të ketë rrezikshmëri nga banesat përreth. - tha Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, Arben Cara.
Zjarri që përfshiu pasditen e sotme fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon dhe në orët e mbrëmjes.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka shkaktuar shqetësim për banorët përreth.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin e zjarrit, ndërsa rreziku mbetet i lartë.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, ka deklaruar se zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan është i vështirë për tu shuar pasi vatra është e madhe. Ai tha se zjarri është izoluar që të mos rrezikohen banesat.
Cara ka kërkuar që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë
‘Për vatrën aktuale ku ne jemi kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje nga Tirana, Berati dhe Kavaja, ku po punohet për izolim e saj, janë mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar. Bashkia vet ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje të lumit të Shkumbinit, është shumë e përhapur dhe kemi arritur që ta izolojmë që të të mos rrezikohen banesat. Edhe ushtria është angazhuar me 2-3 automjete, edhe pse ajo fiket riaktizizohet në pak sekonda. Po duhet që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë', tha ai.
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan.
Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.
Forcat e emergjencave civile ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin. Raportohet se gjendja është e rënduar dhe kanë mbërritur forca të shumta zjarrëfikëse.
Fusha e mbetjeve është e dyta herë që përfshihet nga flakët në verë dhe në korrik të 2023 dhe të 2024, një situatë e cila ka krijuar problem për banorët e qytetit.
Komente


Do e ketë vënë Saliu, qeveria ska faj. Ne e duam shumë, te rrojë partia.
Përgjigju