-
Elbasan/ Zjarri në landfill, Këshilli Bashkiak inteperlancë me 'ECO ELB'! Kaja: Kapacitetet janë tejkaluar, mungesë bashkëpunimi nga shteti
Pas situatës së shkaktuar nga zjarri në landfillin e Elbasanit në fillim të muajit korrik, këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e kompanisë ECO ELB mbi situatën e shkaktuar nga ndotja.
29 Korrik 2025, 17:52 -
Ndotja e ajrit nga zjarri në landfillin e Elbasanit përfundon në gjykatë! Nënë e bir padi ndaj ‘Eco-Elb’ dhe Bashkisë
Në emër të shëndetit, Fatmira dhe Gentjan Serjani, nënë e bir, çuan në gjykatë çështjen e djegies së mbetjeve në landfillin e Elbasanit. Ata dorëzuan një padi civile ndaj kompanisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë së Elbasanit, duke kërkuar përgjegjësi për ajrin e ndotur dhe pasojat në shëndet.
15 Korrik 2025, 14:24 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit, Hoxha e Vengu: Do vendosim kamera termike! Shkaku? Flakët të pashmangshme nga temperaturat
Një javë nga zjarri në landfillin e Elbasanit 2 ministra njoftuan do bëhen investime për të mos u përsëritur më zjarre të tilla. Të parat, do vendosen kamera termike. Bien dyshimet për zjarr të qëllimshëm.
8 Korrik 2025, 12:00 -
Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ish-deputeti i PS Besnik Bare: Impaktet do jenë afatgjata, kontaminohet jo vetëm ajri, por edhe toka
Ish-deputeti i PS Besnik Bare, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se impaktet nga djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit do të jenë afatgjata. Sipas tij, substancat nga djegia e mbetjeve depozitohen jo vetëm në ajër, por edhe në tokë dhe në ujërat e lumenjve.
7 Korrik 2025, 18:47 -
Zjarret në Leshnicë riaktivizohen përsëri, flakët afrohen në lagjen Kociati, forcat zjarrfikëse në terren
Është riaktivizuar sërish këtë pasdite, duke u përhapur me shpejtësi, zjarri në zonën e Leshnicës, në bashkinë Finiq. Aktualisht në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë të angazhuar në operacionin e fikjes së zjarrit. Megjithatë, terreni i thepisur malor dhe era po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen efektive.
7 Korrik 2025, 16:16 -
Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 6 ende aktive
Minstria e Mbrojtjes ka bërë raportin në lidhje me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku bën me dije se janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive
7 Korrik 2025, 13:44 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes së plotë, s’ka më prezencë të resë së tymit toksik në ditën e shtatë! Situata drejt normalizimit
Nuk shihet më prezenca e resë toksike që mbuloi zonën prej të martës së shkuar. Një grup zjarrfikësish me mjete qëndrojnë në gadishmëri pranë vatrës, nëse ajo riaktivizohet përsëri për shkak të gazarave dhe temperaturave të larta
7 Korrik 2025, 12:23 -
Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale
Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetura nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.
6 Korrik 2025, 17:16 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit, bie intensiteti i resë toksike të tymit! (VIDEO)
Bie intensiteti i resë toksike të tymit në landfillin e Elbasanit.Qetësohet ndjeshëm situata në vendgrumbullimin e mbetjeve, ku prej të martës vijon vatra e zjarrit të rënë.Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se tymi është me intensitet më të ulët se ditët e tjera, ndërsa në
5 Korrik 2025, 20:57 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon prej 5 ditësh, Prefekti mbledhje urgjente: Gazi i mbetjeve po shtohet
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon prej pesë ditësh. Edhe pse intensiteti vërehet të ketë rënë disi, zjarri ka lënë pas ndotje të madhe të ajrit dhe rrezik serioz për shëndetin e komunitetit përreth. Pavarësisht përpjekjeve intensive për shuarjen e flakëve dhe ndërprerjen e djegies në thellësi, vatrat vijojnë të jenë aktive.
5 Korrik 2025, 14:37 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit, eksperti i mjedisit: Ndotja mbi normat e BE, rrezikohen qytetarët! Duhet matur dhe cilësia e ujit
Ndotja e ajrit në Elbasan, për shkak të zjarrit në landifllin e qytetit dhe tymit masive që vijon prej disa ditësh ka shkruar përtej nivele të moderuara, duke u shfaqur tanimë i pashëndetshëm. Matjet e realizuar një ditë pas shpërthimit të flakëve dëshmojnë për parametra të dëmshëm që janë disa herë më të lartë se normat e lejuara. Eksperti Imeldi Sokoli, pjesë e një skuadre që bëri matje në qytet, paralajmëron për pasoja të ndotjes dhe të tokës e burimeve ujore .
5 Korrik 2025, 13:05 -
Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, alarm nga ekspertët! Raporti: Ajri u ndot, rrezik për shëndetin e banorëve
Ajri rreth landifilit të Elbasanit që u përfshi nga flakët, është ndotur rëndshëm. Një grup ekspertësh të pavarur që kreu matje ditën e martë, thotë se normat e gazrave në qytet janë disa fish më të larta se sa ato që lejon BE, dhe dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, duke filluar nga problemet e frymëmarrjes deri tek rreziqet kancerogjene.
4 Korrik 2025, 20:14 -
Zjarri në landfill/ Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë që po helmon qytetin duke pasuruar Ramën me lejen e SPAK! Meta u burgos se e denoncoi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nuk harroi edhe kryetarin e paraburgosur Ilir Meta, për të cilin tha se mbahet në burg nga SPAK me pa të drejtë, vetëm se denoncoi megaaferën e inceneratorëve, ndërsa drejtësia hesht për korrupsionin qeveritar. Akuzë edhe drejtësisë që po hesht
4 Korrik 2025, 15:52 -
Zjarri në landfill/ Qytetarët protestë në Elbasan për ndotjen: Hetim, korrupsioni po na 'djeg' të gjithëve
Zjarri në landfillin e Elbasanit vazhdon prej katër ditësh, duke shkaktuar tym të dendur në zonat e banuara. Protestuesit kërkuar hetim të plotë dhe masa konkrete për parandalimin e ndotjes. Protesta e organizuar nga Qëndresa Qytetare.
4 Korrik 2025, 14:57 -
Elbasan/ Vijon puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve, mbi 100 forca të angazhuara, 10 mjete zjarrëfikëse dhe 20 mjete të specializuara
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për më shumë se 72 orë, forcat e emergjencës dhe strukturat përkatëse janë angazhuar intensivisht për të shuar dhe izoluar vatrën e zjarrit që ka shpërthyer në ven
3 Korrik 2025, 17:27 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Mbërrin edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ndjek operacionin nga afër (VIDEO)
Emergjencat Civile dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit, që digjet prej ditës së martë.I pranishëm pasditen e sotme në zonë ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai ka ndjekur nga afër operacionin e trupave në terren, teksa u aktivizua nga
3 Korrik 2025, 17:14 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit, në operacion edhe helikopteri 'Cougar' i ushtrisë! Hedh kova uji të mbushura në lumin Shkumbin (VIDEO)
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjen prej ditësh, ndërsa në operacion ndodhen forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes.Ditën e sotme aksionit iu bashkua edhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” që me kova uji të mbushura në rrjedhën e lumit Shkumbin, shkarkonte mbi vatr&
3 Korrik 2025, 16:23 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit, qytetarët protestë para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit: Fëmijët s’kanë ajër, zyrtarët s’kanë turp
Për djegien e mbetjeve në Elbasan dhe ndotjen e banorëve, aktivistët dhe qytetarë protestuan para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.Me pankarta në duar ‘ Fëmijët s’kanë aj&eum
3 Korrik 2025, 13:58 -
Landfilli i Elbasanit digjet prej së martës, ndërhyn dhe helikopteri 'Cougar'! Banorët për Report TV: S'hapim dot dritaret! Eksperti: Shkalla e ndotjes mund të jetë 10-fish mbi normën e BE
Qyteti i Elbasanit dhe fshatrat përreth po përballen me një ndotje alarmante, ndërsa landfilli, i cili ndodhet në Bradashesh, 3 kilometra nga qendra e qytetit, është përfshirë nga zjarri që prej pasdites së të martës. Ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes vuri në dispozicion të forcave zjarrfikëse edhe helikopterin e ushtrisë "Cougar", që hodhi kova uji mbi vatër. Edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ndjek situatën nga afër
3 Korrik 2025, 13:35 -
Mbrojtja: 29 vatra zjarri gjatë 24 orëve! Të gjitha qarqet janë të rrezikuar
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, ku dy prej tyre janë ende aktive: konkretisht vatra në landfillin e Elbasanit dhe ajo e midis fshatit Grazhdan, dhe fshatit Malçan, bashkia Finiq.
3 Korrik 2025, 11:53
