Elbasan, FNSH dhe policia postblloqe në disa pika të qytetit, kontroll mjeteve luksoze (VIDEO)

Policia dhe FNSH-ja po kryen kontrolle blic në disa pika të qytetit të Elbasanit, kryesisht makinave të luksit. Kontrolli është duke vazhduar deri tani nuk kanë konstatuar gjë të jashtëligjshme. 

Operacioni vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri, si vrasja e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Kontrollet janë përqendruar në disa akse rrugore, në disa mjete luksoze për persona që dyshohen për aktivitete të jashtëligjshme.

 Nën ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.

Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin