SHËNGJIN- Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës në bar-restorantin e tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Siç shihet në këtë foto të siguruar nga Report Tv, atentatori ka hyrë i kamufluar me skafander motori, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. Ka qëndruar përballë 50-vjecarit që konsumonte kafe dhe me një pistoletë TT  ka qëlluar me 7 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Përballë në këmbë qëndron  roja i godinës, i cili nuk ka marrë asnjë lëndim.

Duket se vrasësi ka qenë i përgatitur për të mos shkaktuar dëme në lokal, por të qëllojë vetëm mbi shënjestrën. Më pas është larguar me ndihmën e bashkëpunëtorit në krim për t’u arratisur nga vendngjarja me një ‘Range Rover’ të zi me targa angleze.

Ardian Nikulaj që njihej dhe si Ardian Marku lëvizte me makinë të blinduar për shkak të hasmërisë së vjetër apo dhe konflikteve në biznes. Ai dispononte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan. Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate me kryetar Tom Doshin. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT.

Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit janë përqendruar në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por askush nuk është gjetur sepse anëtarët e kësaj familje ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh dhe ky fakt konfirmohet nga TIMS.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Elvis Hila

(Formulari i vetdeklarimit per zgjedhjet e 2021)

 

 

(Ekstrakti i biznesit të Ardian Nikulaj)

 

1681905073_page.jpg

 

Viktima Ardian Nikulaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Po shkonte të ekzekutonte biznesmenin në Shëngjin, Report Tv siguron FOTON e autorit teksa Lëviz i vetëm me motor

1681932765_finalprojekt.00014517.Still033.jpg

Report Tv siguron foton e autorit te vrasjes se biznesmenit Ardian Nikulaj ne Shëngjin. Ai shihet duke lëvizur me një motor me targa ne rrugën e Shëngjinit. Autori lëviz i vetëm.

Ora 21:09
FOTO/ U ekzekutua sot në Shëngjin, Ardian Nikulaj pak muaj më parë kishte festuar 50-vjetorin me një darkë madhështore

Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin kishte festuar pak muaj me parë 50-vjetorin e lindjes. Në darkën e organizuar në lokalin në pronësi të tij ku dhe u vra në Shëngjin, Nikulaj kishte organizuar një darkë me shumë të ftuar.

Ora 17:40
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet për gjakmarrje! Policia kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj

1681906751_Q.jpg

Lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë. Ngjarja ndryshohet se lidhet me një konflikt të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000, ku anëtarë të familjes Palaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.

Por vetëm disa vite më pas vritet vëllai i dytë në familjen Nikulaj. Autori ka qëlluar plot 6 herë, pasi kjo vërtetohet në gjetjen e 6 gëzhojave në vendin e ngjarjes. Ndërsa viktima ka marrë vetëm një plumb në ballë. Autori rezulton të ketë përdorur një armë zjarri pistoletë tip TT. Viktima e ditës së ishte një figurë mjaft e njohur në Lezhë, i cili prej disa vitesh qëndronte dhe qarkullonte lirshëm në Lezhë dhe Shëngjin.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë. Nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

Ora 16:41
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, deputeti i PS: Të zbardhet një orë e më parë ngjarja

1681906751_Q.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca ka tha se organet e ligjit duhet të zbardhin një orë e më parë vrasjen e Ardian Nikulajt.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj, na ka tronditur shumë të gjithëve. Ardiani ishte një mik fort i mirë e i respektueshëm për të gjithë. Organet ligj zbatuese duhet të veprojnë me force, për ta zbardhur një ore e më parë këtë ngjarje të rendë. Ngushëllime familjes, gjithë miqve e shokëve. Të qoftë dheu i lehtë miku im. Shpirti të pushoftë në paqe”, tha Ndreca.

Ora 15:43
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: I tronditur! Cenim i rëndë i rendite sigurisë

1674731040_Ndreu.jpg

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj nga një person ende i paidentifikuar. Ndreu shkruan se ndihet i tronditur nga ngjarja dhe thotë se ky është një cenim i rendit dhe i sigurisë publike në qytetin tonë.

‘I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone! Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar! Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!’- shkruan Ndreu.

Ora 15:28
FOTO e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin/ Autori me maskë COVID e me skafandër e qëllon me 7 plumba për vdekje brenda në lokal

1681910477_finalprojekt.00013611.Still033.jpg

Report Tv ka siguruar foton e vrasjes së Ardian Nikulaj mesditën e sotme në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit. Autori shihet se është i maskuar me skafandër dhe jelek policie ndërsa qëllon në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 15:24
Atentat mafioz në Shëngjin, 2 autorët e kishin ruajtur prej kohësh dhe hynë mbrapa lokalit për ta ekzekutuar! E qëlluan 7 herë për vdekje

 

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja në Shëngjin këtë të mërkurë. Një autor ishte maskuar si motorist qëlloi 7 herë Ardian Nikulajn me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Dy autorët kishin një plan të mirë përgatitur për atentatin ndaj 50-vjeçarit të linin e ruanin prej kohësh dhe kishin hyrë mbrapa lokalit në momentin që kishin konstatuar se nuk kishte njeri.

Ora 15:05
Vrasja në Shëngjin, Ardian Nikulaj lëvizte me makinë  të blinduar, i ruhej atentatit! Ja dy pistat e hetimit

1681906355_finalprojekt.00004609.Still034.jpg

Biznesmeni dhe eksponenti politik i cili u vra sot Ardian Nikulaj, lëvizte me makinë të blinduar dhe u ruhej atentateve. Nikulaj është ekzekutuar sot në lokalin e tij nga një person i maskuar.  Dy pistat e hetimit për vrasjen e tij janë konfliktet në biznes dhe e shkuara e tij

Ora 14:32
Vrasja në Shëngjin, Nikulaj ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij, autori i maskuar me skafandër motori! E ndihmoi një tjetër dhe u larguan me 'Range Roverin' me targa angleze

1681906839_Screenshot6.jpg

Ardian Nikulaj i cili u vra në Shëngjin ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij 'Coral', kur autori i maskuar me skafandër motori e qëlloi për vdekje. Sipas burimeve të Report Tv, Nikulaj u vra në lokalin e tij, dy autorët u larguan me 'Range Rover' të Zi me targa angleze

Ora 14:15
VIDEO/ Vrasja në Shëngjin, në vendngjarje edhe kryetari i Bashkisë Lezhë

 

Kryebashkiaku i  Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur në vendngjarje pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj pak minuta më parë.

1681905935_Screenshot3.jpg

Ora 14:08
VIDEO/U vra sot në Shëngjin, ja lokali ku biznesmeni 51-vjeçar u qëllua nga dy persona

 

Ardian Nikulaj është ekzekutuar ditën e sotme në lokalin e tij pranë portit në Shëngjin. Ai u vra në lokalin e tij nga dy persona.  

Ora 13:56
U vra sot në Shëngjin, 51 vjeçari i dënuar në 2003-shin! 2 vite më parë kandidoi për deputet, rezulton kandidat për këshilltar bashkiak

1681905531_Screenshot2.jpg

Detaje të reja janë zbardhur rreth të kaluarës së Arian Nikulajt, 51 vjeçarit që u vra ditën e sotme në një lokal të Shëngjinit. Në vitin 2021, ai kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshillitarë bashkiakë aktualisht.

Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 13:50
Del FOTO, ky është biznesmeni Ardian Nikulaj që u vra sot në Shëngjin

1681905021_ardiannikulaj.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e viktimës, Ardian Nikulaj. Nikulaj mbeti i vrarë në një lokal pranë portit në Shëngjin.