Elbasan, fshati Polis pa ujë, burimi
i vetëm u privatizua nga një familje

Elbasan, fshati Polis pa ujë, burimi<br />i vetëm u privatizua nga një familje
Banorët e fshatit Polis prej shumë vitesh mbushin ujin e pijshëm me krahë tek një burim i fshatit. Por edhe kjo mundësi që ata kishin i është hequr, pasi vendi në të cilin ndodhet burimi  është privatizuar nga një familje.
 
Banorët e fshatit Polis në njësisë administrative Shushicë të Elbasanit të gjendur përballë këtij fakti, kanë bërë kërkesa në të gjitha institucionet, të paktën për lirimin e burimit ku mbushin ujë me krahë, por deri tani nuk kanë gjetur asnjë mbështetje.
 
Ata kanë vendosur të protestojnë me shpresën që dikush do t'i dëgjojë dhe do t'ju zgjidhë hallin që kanë.
 
Banorët shprehen se kanë shumë vite që kërkojnë të zgjidhet çështja e ujit por deri tani asgjë nuk është bërë, përveç premtimeve.
 
"Kemi rreth një vit që jemi pa ujë, vijmë 5 herë këtu për të mbushur ujë të pijshëm, për t'u larë por edhe për të gatuar. Nuk kemi pikën e ujit, bëjmë kërkesa, do vijmë sot e do vijmë nesër, asnjëri nuk e vë në terezi këtë punë"
 
"Kemi kërkuar në Bashki, në prefekturë dhe nuk na kanë zgjidhur këtë problem. Kemi kaq kohë që kërkojmë të drejtën tonë, jemi familje pa ujë, jemi 120 shtëpi. Edhe për zgjedhjet që do bëhet si tani apo më vonë ne nuk do të marrim pjesë si fshat se pa ujë ne nuk kemi ku shkojmë"
 
Ne nuk marrim pjesë në votime, se pa ujë ne si fshat s'kemi çfarë i duam votimet"
 
Votojmë kot ne. Vijnë këtu dhe thonë do të behet dhe asgjë"
 
Ku mund ta pimë këtë ujë ne, thonë ujë i pijshëm po ja si është uji. Marrim viruset gjithë të këqijat"
, shprehen banorët.
 
Fshati Polis i Vogël ndodhet vetëm 2 km nga rruga kombëtare Elbasan-Librazhd por nuk njohin ujësjellësin pasi asnjëherë nuk është investuar.
 
Edhe zgjidhjen e vetme që kishin, burimin e ujit të malit, i ka dalë pronari. Presin zgjidhje nga pushteti vendor për të pasur një mundësi për ujin e pijshëm si dhe ndërtimin e një ujësjellësi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës