Dega e Doganës së Elbasanit, me datë 10 tetor 2013, për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të magazinës doganore të kompanisë “Kurum Internacional” ka marrë dy vendime, ku penalizon për kundravajtje administrative këtë kompani me 66 694 408 lekë detyrim doganor të munguar si dhe 259 653 856 lekë penalitete, pra, 326 348 264 lekë ose 2.3 milionë euro.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është duke kryer procedurat administrative për vjelien e kësaj shume.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)