Elbasan,Gjykata arrest me burg
2 muaj vrasësve,pa afat policëve

Elbasan,Gjykata arrest me burg<br />2 muaj vrasësve,pa afat policëve
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit dha sot masën e arrestit ndaj dy personave të cilët dyshohet se janë vrasësit e Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë, në të cilën humbi jetën edhe babai i këtij të fundit. Arrest me burg për 60 ditë është vendimi i Gjykatës ndaj shtetasve Florenc Çapja dhe Arben Jaçe, të cilët u evidentuan edhe nga dy policët e rojes të Gentian Beqirit. Beqiri ishte në arrest shtëpie, ndërkohë që ndodhi vrasja. Ndërkaq, ndaj dy policëve që duhet të ruanin Beqirin, Gjykata dha sot masën e arrestit burg pa afat, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

AVOKATET: KLIENTET TANE TE PAFAJSHEM
Avokatët e dy te akuzuarve për ekzekutimin e Gentjan Beqirajt pretendojnë pafajesinë për klientet e tyre. Avokatët e Florenc Çapjes dhe Arben Jaçes dolën në një konferencë për shtyp sot pasdite ku hodhën poshtë akuzat e Prokuorisë për klientët e tyre. Avokati i Arben Jaçes, Robert Karapi tha se "klienti im nuk ka njohje me të akuzuarin tjetër Florenc Çapja dhe as me viktimën". "Ai është arrestuar në shkelje të ligjit dhe hetimet e më tejshme do provijmë pafajësimë e tij", u shpreh avokati. Ndërsa avokati i Florenc Çapjes, Ferit Kugulla shprehet se alibia e tij është shumë e fortë. "Sistemi TIMS do ta provojë se Florenc Çapja nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur krimi", tha ai.

POLICET: SI NA SHPETUAN VRASESIT E BEQIRIT
Dy policët e shërbimit që ishin caktuar të ruanin Gentian Beqirin në banesë, kanë dhënë sot versionin e tyre para gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për vrasjen e ndodhur të mërkurën. Paraditen e 15 gushtit, dy persona kanë hyrë në banesën e Gentian Beqirit, pasi kanë neutralizuar të atin, Nezirin, dhe kanë ushtruar dhunë, i janë drejtuar dhomës ku rrinte i riu dhe e kanë ekzekutuar në krevat.

“Në mëngjes vajtëm të merrnin shërbimin. Pasi bëmë verifikimin, zbritëm poshtë pallatit për të parkuar makinën. Dy autorët i pamë që po zbrisnin poshtë. Fillimisht nuk dyshuam, por në momentin kur pamë se po largoheshin duke vrapuar dhe dëgjuam britma u ngjitëm lart. Shtymë derën, sepse ajo ishte e hapur. U futëm brenda. Të atin e Gentianit e gjetëm të shtrirë në tokë, në gjendje kome. Pamë gëzhoja plumbi dhe më pas Gentianin të vrarë në krevat dhe njoftuam në polici”- Kanë treguar dy policët para gjykatës,Sami Derstila dhe Reshat Budani.

Dy policët roje akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe se me veprimet apo mos veprimet e tyre kanë bashkëpunuar për vrasjen. Gjyqtari i Elbasanit Ramazan Lavdia pranoi kërkesën e prokurorit të cështjes për të dhënë masën e arrestit burg ndaj dy policëve Sami Derstila dhe Reshat Budani.

BLINDOHET GJYKATA
Me një makinë të blinduar u sollën sot nga Tirana në gjykatën e Elbasanit dhe Florenc Çapja dhe Arben Jaçe. E gjithë gjykata u rrethua nga forca të shumta të policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Paraditen e së mërkurës, Nezir dhe Gentian Beqiri u ekzekutuan në banesën e tyre pranë lagjes “Çlirimi”. Paraprakisht dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n, Gentian Beqiri u akuzua për vrasjen e biznesmenit Sokol Çape. Vrasja ndodhi në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Prej disa kohësh Gentian Beqiri ishte në arrest shtëpie dhe për pasojë ruhej nga dy punonjës policie, të cilët janë të arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit në vrasje dhe shpërdorim detyre.
(sg/gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari