Prokuroria e Elbasanit ka mbetur e befasuar nga vendimi i gjykatës së Elbasanit për t’i rikthyer përsëri në punë kryesekretarin, Shaban Dedja dhe sekretaren e tij Emine Lami. Gjygji i zhvilluar në datën 11.09.2013, me gjyqtare, Ramazan Avdia, ka rrëzuar pretendimin e prokurorisë për pezullimin nga të gjitha funksionet publike për kryesekretarin dhe sekretaren e tij, deri në përfundim të hetimeve.

Ditën e sotme, rreth orës 12:45 min, prokuroria e rrethit gjygjsorër Elbasan, e ka dërguar cështje për gjykim në Gjykatën e Apelit në Durrës. Burime nga brënda prokurorisë pohojnë se këtë cështje do ti shkojnë deri në fund sepse është e papranueshme që brënda administratës, që prezumon të japë drejtësi, të ketë në krye njerës të korruptuar.


Sakaq, këtë shkelje logjore e ka zbuluar vetë kryetari i gjykatës së rrethit Arben Vrioni, ku më pas bërë edhe denoncimin në prokurorinë e rrethit Elabsan. Paradoksi në këtë cështjë është fakti se, vetë kryetari i gjykatës zbulon aferrën korruptive, ndërsa gjykatësi Ramazan Avdia, jep vendim në kundërshtim të plotë me ligjin, duke i rikthyer përsëri në punë kryesekretarin Shaban Dedja dhe sekretaren Emine Lami.

Dëmi që i është shkaktuar shtetit nga falsifikimi i pullës gjyqsor arrin në vlerën e 8 milonë lekëve të vjetra. Vlera për ç’do pullë shkonte nga 92 mijë lekë deri në 120 mijë lekë vjetra. Prokuroria e Elbasanit e ngriti akt-akuzen e saj duke u mbështetur në nenin 135 të kodit të procedurës penale për veprën, “vjedhje duke shpërdëruar detyrën”.

Prej kohësh Dedja dhe Lami, fallsifikoshin pullat gjygjësore duke i hequr këto pulla nga kasaforta që ndodhet në krysekretariat dhe duke i vendosur dosjeve të reja që priteshin për gjykim. Pullat kishin të njëjtin numër serial me dosjet e vjetra dhe, si rrjedhim kjo ishte arsyeja që u bë e mundur të zbulohesh ky skandal në gjykatën e rrethit, Elbasanit.

Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)