ELBASAN-Pas transferimit të dosjes hetimore nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Elbasan, gjykata e këtij rrethi liron nga qelia dy anëtarët e fisit Çapja, Arti e Florenc Çapja të dyshuar e hetuar si person që qëlluan me armë ndaj Policisë së Shtetit.
I vetmi që mbetet në burg nga të arrestuarit e qershorit të vitit 2016 është Bledar Muça ndërsa hetimet për qëllimin me armë ndaj 4 agjentëve të policisë mbeten të hapura.
Gjatë arrestimit të tyre në qershor, policia sekuestroi dhe disa armë e municione ndërsa ende nuk dihet se nëse lirimi i Art e Florenc Çapjes është dhënë me kusht apo hetim në gjendje të lirë.
4 agjentët e policisë të cilët u qëlluan me armë mbanin në vëzhgim banesën e fisit Çapja pas atentatit ndaj tyre ku 3 pjestarë të këtij fisi humbën jetën, ndërsa Çapjat u shprehën se qëlluan me armë pasi menduan se ishte dikush që tentonte dhe po i ruante ti vriste.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com