ELBASAN- Një kambist është bërë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm në lagjen “Kala” të Elbasanit. Sipas policisë 4 persona i kanë dalë në pritë kambistit Xhemal Lici dhe pasi i kanë marrë çantën me lekë e kanë qëlluar me pistoletë dhe më pas janë larguar.

Ngjarja është shënuar rreth orës 07:00 në lagjen “Kala” ku dhe banonte 45 vjeçari. Nga të dhënat e para hetimore 4 persona i e kanë ndaluar dhe pasi i kanë vënë pistoletën në qafë i kanë marrë lekët dhe e kanë qëlluar në pjesën pas shpatulle dhe në këmbë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorët më pas janë larguar me një makinë të bardhë, ndërkohë që 45 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit. Kambisti, i cili punonte në të zezë, pritet të sillet në spital Ushtarak për mjekim më të specializuar.
(sg/shqiptarja.com)