Rolando Maran mori drejtimin e Shqipërisë pas eliminimit në ‘play-off’ të Botërorit në muajin mars të 2026, ndërsa në kontratë kishte objektiv arritjen e vendit të parë në Ligën e Kombeve. Tashmë ky objektiv është arritur, por në të njëjtën kohë ka ardhur me disa rekorde.
Kjo ishte hera e parë kur fitoheshin më shumë se 3 ndeshje në grup, teksa shifra e re rekord është 5, ashtu si edhe pikët rekord që janë 15. Ndërkohë, u realizuara 12 gola, kundrejt 8 që ishte shifra maksimale e regjistruar në edicionin 2020-2021. Njëkohësisht, u regjistruan vetëm 3 gola të pësuar, duke përmirësuar shifrën 4 të atij edicioni kur ekipi ishte gjithashtu në Ligën C dhe e fitoi grupin e saj nën drejtimin e Edi Rejas.
Lajmi kryesor:
Fitorja 0-2 kundër Bjellorurisë, Shqipëria e Maran përmbush misionin në Ligën e Kombeve! Tre benefite për kuqezinjtë (VIDEO)










