ELBASAN- Dy persona me maskë kanë grabitur një dyqan të këmbimit valutor në Elbasan. Grabitja ndodhi sot në mëngjes.

Nga të dhënat e para, Arben Kovaçi, pronari i kësaj pike këmbimi valutor ka qenë duke hapur dyqanin rreth orës 07:00 në momentin kur u sulmua nga grabitësit. 

Nga të dhënat e para, që ende nuk konfirmohen nga policia mendohet se grabitësit i kanë marrë çantën që mbante në dorë Arben Kovaçit duke e goditur me qytën e pistoletës.  

Pronari është përleshur me autorët, por nuk ka mundur të shpëtojë çantën. Shuma e grabitur mendohet së është rreth 1 milon lekë të vjetra.  Policia theskon se nuk janë gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Pika e këmbimit valutor pranë stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” ka qenë objekt grabitjesh edhe 2 herë të tjera.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)