Elbasan, helmohen në lokal 5 mjekë
festonin daljen në pension të koleges

Elbasan, helmohen në lokal 5 mjekë<br />festonin daljen në pension të koleges
ELBASAN- Një drekë festive mes kolegësh gati sa nuk ka përfunduar në një tragjedi për disa prej tyre. 5 mjekë dhe infermierë të spitalit psikiatrik të Elbasanit kanë përfunduar të helmuar në spital, pasi kanë konsumuar ushqim në një drekë pune në një lokal në periferi të qytetit.
 
35 mjekë dhe infermiere festonin daljen në pension të një prej kolegeve të tyre, Fitore Totozani, ndërsa gjendja e të helmuarve sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
 
Festa e mjekëve është organizuar mbrëmjen e së hënës. Sipas mjekëve komplikacionet e pacientëve janë shfaqur mesditën e sotme, të cilët më pas kanë kërkuar edhe ndihmën e mjekëve.
 
Ndërkohë, i kontaktuar me telefon nga Tv “A1 Report”, drejtori i Shëndetit Publik në Elbasan, Agron Braho, shprehet se “ISHP ka ngriur një grup pune dhe ka nisur verifikimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të helmimit të njëkohshëm të 5 personave në një lokal në periferi të Elbasanit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)