ELBASAN- Një sasi prej 2880 litrash detergjentë me etiketa të falsifikuara të markës “ACE” është sekuestruar në një magazinë në periferi të qytetit të Elbasanit nga Policia e Shtetit.
Ky sekuestrim u bë në kuadër të operacionit të koduar “Mërkuri i Bardhë”, ndërsa në prangat e policisë ka përfundur edhe pronari i mallit shtetasi, Durim Matishi, banues në këtë qytet.
Detergjenti ishte sistemuar në bidona plastike prej 2.5 litrash dhe ishte i gatshëm për t’u hedhur në treg me etiketa fallco.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se malli kishte ardhur nga qyteti i Shkodrës, dhe se ka nisur punën për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com