Elbasan/ I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

Elbasan/ I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se nuk janë njoftuar të gjitha palët dhe në rastin konkret nuk është njoftuar Emiljano Prenga i cili mbeti edhe i plagosur, nga përplasja me armë. Ndërkohë Arbër Paplekaj nuk ishte sot i pranishëm në seancë.

Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' akuzohen shpërdorim detyre.

Si ndodhi ngjarja
Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë