ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj dhe mbetën të plagosur 4 persona. Report Tv mëson se efektivja që mbeti e plagosur Xhensila Sota,  po tregon ngjarjen për grupin hetimor. Prokurori i çështjes Ridvan Suka kanë rindërtuar nga e para skemën e vrasjes, teksa në zonë u vendos edhe shiriti i policisë "skenë krimi".

Report Tv sjell video nga momenti kur Sota tregon me detaje atë që ka parë në atë ditë pune, aspak të zakonshme për të.  Duket se rihetimi i çështjes vjen dhe pas deklaratave të Nuredin Dumanit ku bëhet me dije se ky i fundit ka nxjerrë pista të reja që mund të hedhin dritë mbi krimin, megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga burime të sigurta për Report Tv.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Vrasja në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve, momenti kur efektivja që mbeti e plagosur rindërton skemën e ngjarjes

 

Report Tv sjell videon kur efektivja që mbeti e plagosur ditën që u vra Pjerin Xhuvani, Xhensila Sota rindërton skemën e vrasjes.