ELBASAN- Dy kalimtarë janë plagosur rëndë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Aksidenti ndodhi pranë doganës kur automjeti taksi tip benz, i drejtuar nga shtetasi Abdulla Sejdini ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke hipur mbi trotuar.

 Makina përplasi rëndë kalimtarët Rifat Balla 60 vjeç dhe Gentian Balla 22 vjeçe, ndërsa rrezikoi të plagoste edhe kalimtarë të tjerë, pasi zonë ishte e mbipopulluar për shkak se aty pranë ndodhet një lulishte. Policia ndaloi drejtuesin e automjetit i cili po i jepte makinës në gjendje të dehur.
(aq/sg/shqiptarja.com)