ELBASAN- Makinës në pronësi të shtetasit Myslym Peci i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm (e diel 7 korrik) tek kryqëzimi i Cërrikut në Elbasan. 

Peci kishte parkuar makinën e tij me targa TR 12 06 C pranë shtëpisë së tij, kur mendohet se dy persona e kanë lagur me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën.

Sipas policisë gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të një farmacie përballë vendit ku u djeg makina.

Policia thotë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Pronari së bashku me policinë zhvendosën makinën rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm.  Uniformat blu bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët dhe kanë nisur kërkimet për arrestimin e tyre.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)