Kapet me mitraloz, kallashnikov dhe municione luftarake në banesë, pranga inspektorit të Bashkisë Elbasan! Armët për ekspertim nëse janë përdorur në ngjarje kriminale

Një inspektor i Bashkisë Elbasan është arrestuar pasi në banesën e tij u gjetën municione luftarake, armë e kallashnikov, të cilat dyshohen nga policia se janë përdorur në ngjarje kriminale, megjithatë këtë dyshim do e vërtetojë ekspertiza. Në pranga përfundoi  44-vjeçari Gentian Duka,   banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Gjatë operacionit “Kral”, në banesën e 44-vjeçarit u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë dhe 7 karikatorë, të cilat u sekuestruan nga policia, ndërsa armët do të çohen për ekspertim nëse janë përdorur apo jo në ngjarje të ndryshme kriminale në Elbasan por edhe në vend.

Gjithashtu është ende e paqartë nëse i arrestuari është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

 

Gentian Duka

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EPra: 30/01/2022 00:36

    Ne rrugen e duhur jeni armet ne elbasan neper zyra i keni

    Përgjigju
  • Satêr: 29/01/2022 12:07

    Armët i ka pêrdor për tu shkolluar diplomuar dhe punësuar...mos e dënoni se i duhet ramës për deputet!

    Përgjigju
  • Qazim Sejdini: 29/01/2022 11:31

    Turi qën, fytyrë e poshter.

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/01/2022 10:56

    Nje inspektor Bashkie qe do e kishte zili cdo ushtar Ukrainas… Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari që drejton kartelin e drogës Kolumbi-Ekuador-BE, nën hetim për pastrimin e 31 milionë dollarëve

Shqiptari që drejton kartelin e drogës Kolumbi-Ekuador-BE, nën hetim për pastrimin e 31 milionë dollarëve