Elbasan, identifikohet i dyshuari i
​ngjarjes në lagjen 'Visarion Xhuvani'

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka shpall në kërkim M.Sh, 59 vjeç banues në  Elbasan.Ky person për motive të dobëta është konfliktuar  me A.B, 42 vjeç dhe më pas është larguar  menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen e sotme policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për kapjen dhe arrestimin e këtij personi që shkaktoi frikë tek qytetarët e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit:

Policia e Elbasanit identifikon dhe bën shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në Lagjen “Visarion Xhuvani”
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë identifikimin, shpalljen në kërkim dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit M.Sh., 59 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas në Lagjen “Visarion Xhuvani” në Rrugën “Rinia”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin A.B., 42 vjeç, banues në Elbasan.
Më pas dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Dy gëzhoja armë zjarri pistoletë, model 54 kalibër 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja”, “Prishaj e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri