Elbasan,Imami e Wolfarth në Uzinën
e Demontimit: "Të rrisim sigurinë"
Arben Imami, i shoqëruar nga kreu i OSBE/ODIHR në Shqipëri, Eugen Wolfarth vizituan Uzinën e Demontimit në Elbasan në kuadër të mbështetjes që i jep Komiteti Ndërkombëtar vendit tonë për të rritur sigurinë e demontimit të armëve si dhe shmangien e incidenteve në punë gjatë procesit të demontimit.
ELBASAN - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i shoqëruar nga kreu i
OSBE/ODIHR në Shqipëri, Eugen Wolfarth vizituan Uzinën e Demontimit në Elbasan. Realizimi i kësaj vizite ishte në kuadër të mbështetjes që i jep Komiteti Ndërkombëtar vendit tonë për të rritur sigurinë e demontimit të armëve si dhe shmangien e incidenteve në punë gjatë procesit të demontimit. Wolfarth u shpreh se gjithë ky proces ndikon në forcimin e paqes dhe forcimin e përhapjes së ndjenjës së sigurisë në rajon.
“Ky proces ndikon në forcimin e paqes dhe forcimin e përhpjes së ndjenjës së sigurisë në rajon. Prezenca e OSBE në Shqipëri është garanci për vendin tuaj në vazhdimin e mëtejshëm për procesin e demontimit. 45 vjet komunizëm kanë lënë gjurmë në krijimin e municioneve të tepërta dhe do të duhet kohë për ta asimiluar gjithë këtë armatim të tepërt. Ne do të bëjmë një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes për të rritur më tej sigurinë e demontimit të municionit në Shqipëri.”, u shpreh Wollfarth.
Ndërsa Ministri Imami u shpreh i kënaqur me mbështetjen e OSBE-së dhe sigurinë që ofron ky fakt në “rrugën që kemi nisur për demontimin e armatimeve të tepërta.”
“Jam i kënaqur që OSBE na mbështet dhe kjo na ka bën më të sigurtë në rrugën që kemi nisur, pra demontimin e armatimeve të tepërta
Para 3 vitesh kishim 150 ton armatime të tepërta që mund të rrezikonin komunitetin përreth. Nga viti 2010 kemi pastruar të gjithë materialin e armatimeve dhe kjo rrugë do të vazhdojë derisa ky kontingjent të mos jetë më i rrezikshëm. Demontimi ka shkaktuar kosto të rënda në mjedis por ishte e nevojshme që demontimi të kishte prioritet mbi mjedisin.”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Imami.
Në fund të vizitës Imami dhe Wolfarth vizituan nga afër ambientet e Uzinës si the vëzhguan procesin e punës së demontimit të armëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.8%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15