Elbasan, incident në Teatrin
Skampa, në prani të Raunig

Elbasan, incident në Teatrin<br />Skampa, në prani të Raunig
Një incident është shënuar sot në Teatrin Skampa të Elbasanit, ku po luhej shfaqja “Ata hynë pa trokitur", nën regjinë e Armand Borës dhe aktorëve protagonist, Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.
 
I pranishëm në momentin e tensioneve në sallë ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Floran Raunig.
 
E gjithë shfaqja ishte një skenë e asaj çfarë kanë përjetuar shumë familje shqiptare në diktaturë. Dy aktorët kanë përcjellë me mjaft emocion në sallë aq sa në fund ka pasur edhe reagime duke akuzuar se përndjekja ndaj ish të përndjekurve vazhdon edhe sot.
 
Disa prej të pranishmëve në shfaqja janë ngritur në këmbë dhe me tone të larta zëri kanë theksuar se përndjekja ndaj tyre nuk është ndalur edhe në ditët e sotme. 
  
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21