ELBASAN - Llixhat e Elbasanit janë një ndër qëndrat hidrotermale më kurative në Shqipëri, Ballkan por edhe më gjerë. Ato janë përdorur për qëllime kurative që në lashtesi. Ujërat e nxehta që çlirohen nga nëntoka tregon qartazi se kjo zonë është nën ndikim të një zone më aktivitet vullkanit i cili në brendësi u nenshtrohen një sërë procesesh hidrogjeologjike, dhe ujërat termale arrijnë një temperature mbi 60 grade celsius.

Fatmirësisht natyra është treguar shumë bujare në këtë zonë, duke ja ofruar këtë shërbim kurativ në qendër të Shqipërisë dhe vetëm 11 km larg Elbasanit por problemi më emergjent është se në këtë qendër kurative më e madhja në vënd e ndërtuar nga italianët më 1932 dhe me një kapacitet me afro 30 mijë pushuesish ç’do vit, ku nuk ka një mjek specialist reumatolog.

Momentalisht i vetmi person që e kryen detyrën e mjekut reumatolog është infermieri i fshatit Tregan Artan Muca, i cili të vetmin shërbim që i ofron pacientëve është matja e tensionit përpara se të futën në vaskat termale. Vetë Muça shprehet se ai vetë nuk mund të përballojë këtë fluks shumë të madh pacientësh që frekuentojnë banjot termale. Gjithashtu përgjegjësia është shumë e madhe dhe në të shkuarën ka pasur raste kur persona kanë mbetur të vdekur për shkak të moskujdesjes nga mjeku përkatës.

Alarmi për rrezikun vjen nga vetë banorët e kësaj zone, pronarët e hoteleve por edhe nga pushuesit e shumtë që nga viti në vit sa vijnë e shtohen pranë llixhave të Elbasanit. Ata shprehen se mospasja e mjekut reumatolog përbën një rrezik permanent për jetën e tyre ku, qëndrimi në vaskat i pacientëve duhet të jetë i kontrolluar dhe jo ç’do person që ka problem reumatizmale mund të kurohet nga ujërat kurative sepse prania e tepërt e squfurit në atmosferë është shkaku kryesor për të shkaktuar një infrakt në zemër.

BANORET KRIJOJNE VASKA TE REJA PA KRITER

Hapja e shumë hoteleve të rinj por edhe frekuentimi i llixhave pranë vaskave të hapura pa kriter nga banorë të zonës e shtojnë më shumë rrezikun e pacientëve që në shumicën e rasteve i drejtohen zonës kurative të llixhave pa asistencen e duhur.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)