Elbasan/ Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 7 persona! Ja për çfarë akuzohen

Elbasan/ Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 7 persona! Ja për çfarë akuzohen

ELBASAN- Përgjatë 24 orëve të fundit policia e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion gjatë të cilit ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Ata akuzohen për drejtim të mjetit në formë të parregullt, dhunë në familje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë:

I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P.N.

G.M., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë.

K.N., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

F.K., 37 vjeç, banues në Elbasan është kapur nga shërbimet e Policisë së Elbasanit, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta".

A.P., 39 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive që ende nuk dihen, ka goditur me mjete të forta vëllain e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

P. Sh., 39 vjeç, banues në Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Librazhd, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje".

A.P., 44 vjeç, banues në Gramsh, pasi në fshatin Harunas, në vendin e quajtur "Bregu i Selesofit", gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara. Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe po punohet për kapjen e tij, ka kultivuar lëndë narkotike.

Policia njofton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi_Vlore: 03/09/2019 16:24

    Hajde persona te rrezikshem hajdeee Me i rrezikshmi ka rrah baban e tij Epo kur thon qytet i rrezikshem dhe per elbasanin vk te tjeret ... hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë