Gjobëvënie 200 mijë euro në Elbasan pas prishjes së pazareve të drogës! Arrestohet Altin Dervishi, në kërkim i vëllai! Kërcënuan sipërmarrësin (EMRAT)

ELBASAN -  Kërcënimet ndaj një sipërmarrësi 34-vjeçar të cilit i kërkonin 200 mijë euro, siç thotë policia për shkak të prishjes së pazareve të drogës, çuan në pranga Altin Dervishin, 35 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i të arrestuarit, Ervis Dervishi, i dyshuar si pjesëmarrës në krim.

Dy vëllezërit akuzohen se kanë kanosur 34-vjeçarin Aleko Ferhati, i njohur edhe si Blerim Ferhati, të cilit i kërkonin përmes presioneve që tu jepte shumën 200 000 euro.

 “Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit” informoi policia.

Personi i kërcënuar nga dy vëllezërit, i cili është nga fshati Kajan i Belshit, rezulton pronar i një aktiviteti biznesi në fushën e ndërtimit, me seli në Elbasan.

Pas denoncimit të bërë nga 34-vjeçari, policia kreu disa kontrolle gjatë të cilave në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Policia nuk jep shumë detaje lidhur me operacionin e koduar 'Pressure' të cilat pritet të sqarohen në orët në vijim. Ndërsa vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Më 1 mars të këtij viti, ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Arjan Tafanit, i cili fatmirësisht nuk u kap nga plumbi. Fotoja e siguruar nga Report Tv në atë kohë tregon shenjat e dukshme të autobus. Pas ngjarjes, policia arriti ta prangosë autorin ndërsa nga hetimet rezultoi se sulmi me armë ndaj autobusit në vendparkim u krye në kohën kur në të nuk kishte pasagjerë, dhe kishte si motiv konkurencën. Sipas policisë, Altin Dervishi dhe Arjan Tafani zotërojnë dy kompani transporti ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve dhe kishin debatuar disa herë për shkak të konkurencës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Vëllezërit Dervishi e kanosën për 200 mijë euro, Report TV mëson emrin e të kërcënuarit

1691912697_polici.jpg

Report TV mëson emrin e të kërcënuarit nga dy vëllezërit Dervishi për të dhënë 200 mijë euro që dyshohet se vinin nga trafiku i drogës . Ai është Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, i datëlindjes  31 shtator 1989, banues në fshatin Kajan të Belshit.

Nuk dihen shumë detaje nga operacioni i koduar Presioni, por sipas policisë. 

 Njoftimi i policisë

Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë