ELBASAN - Ditën e hënë në mesditë, policia e Elbasani në bashkëpunin edhe me interpol Tirana, ka arritur të arrestojë shtetasin Olsi Shaqlli, 38 vjeç, nga Elbasani.

Arrestimi i tij u bë për llogari të shtetit italian dhe më konkretisht Gjykatës së Barit e cila kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas.

Shaqlli akuzohet veprat penale vrasje e kryer në bashkëpunim dhe grabitje me armë.

Pas arrestimit po punohet për dokumentimin e sa më shpejt të dosjes së Olsi Shallqit dhe dorëzimit të tij pranë autoriteteve italiane të ekstradimit, bëri të ditur policia vendore.

(an.qo/shqiptarja.com)