ELBASAN- Peshëgritësi elbasanas Daniel Godelli, kampion i Europës në Francë për U-17 është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Elbasanit për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

 Arrestimi i tij është bërë në kuadër të superoperacionit që forcat RENEA ndërmorrën gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në të gjithë vendin.

Daniel Godelli po udhëtonte me makinë së bashku me një shok i identifikuar si A. M 16 vjeç nga Peqini. Gjatë kontrollit në automjetin tip Audi me targa të huaja CG540TF, iu kapën 2 pistoleta, informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja. Godelli është ndaluar dhe dy vjet më parë për mbatje armësh e municionesh luftarake pa leje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)