ELBASAN- Një polic paraburgimi kërcënon të vrasë shefin e sigurisë, pasi ai i kishte marrë disa lekë borxh dhe nuk i jepte shpesh lejë për të shkuar në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur para 2 ditësh, në ambientet e paraburgimit, në Bradashesh, të Elbasanit, ku rishtaz ka shkuar i paraburgosuri VIP Admir Tafili, që u arratis nga burgu i Drenovës, pak javë më parë. Burimet policore thanë se është arrestuar efektivi i policisë së paraburgimit të Elbasanit, Sefer Bruçi, pasi kërcënonte se do të vriste shefin e sigurisë së paraburgimit dhe çdo person tjetër. Ndërkaq, edhe burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e kanë konfirmuar faktin, teksa bëjë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se “Në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, në ora 14:05, polici i rolit bazë Sefer Bruçi, pas marrjes së shërbimit në regjim të jashtëm në vend shërbimin nr 1, merr në telefon Specialistin e informacionit, të cilin e informon se armën e ka të mbushur dhe se do të qëllonte Përgjegjësin e Sigurisë, Edmond Alimadhi apo këdo që do të futet në Institucion”. Këto burime thanë se, menjëherë është marrë masa për neutralizimin e këtij efektivi të policisë së burgjeve dhe me ndërhyrjen e Drejtorit të Paraburgimit Elbasan, pas negociatave punonjësi Bruçi e ka dorëzuar armën dhe është larguar nga vendshërbimi. Menjëherë u bë kontrolli i armës, që ka rezultuar se ishte e mbushur dhe gati për të qëlluar. Pas marrjes së këtij informacioni, në Institucionin e paraburgimit të Elbasanit kanë shkuar urgjentisht specialistët e SHKB. “E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 15 minutave”, bëjnë të ditura burimet zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve.
Gjithashtu është mësuar se, në ora 15:18 të ditës së djeshme, Sefer Bruçi është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Elbasan. Aktualisht janë duke u kryer hetimet për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat e deritanishme, që bazohen në dëshmitë e protagonistëve kryesorë, pra autorit dhe viktimës së këtij kërcënimi, mësohet se shkak paraprak i ngjarjes janë borxhet e shumta që Përgjegjësi i Sigurisë i kishte marrë vartësit të tij. Plus kësaj, Bruci është ankuar herë pas here se shefi tregohej tepër i kursyer në dhënien e lejëve dhe se kishte tepër ngarkesë në punë, gjë të cilën nuk e përballonte dot dhe solli në ndërmarrjen e këtij veprimi ekstrem.
Tashmë po pritet kallëzimi penal i të dëmtuarit për autorin, nëse do të ketë të tillë, ndërsa hetimet momentalisht janë përqëndruar në pistën e “vrasjes së mbetur në tentativë për shkak të detyrës”. Edhe personeli i pranishëm në vendin e ngjarjes do të japë deklarimet në lidhje me rrethanat e këtij kërcënimi dhe plotësimin e dosjes me elementët përkatës.
Paraburgimi ku qëndron i arratisuri Admir Tafili
Paraburgimi në Bradashesh, prej ditësh është shndërruar në zonën VIP të ambienteve ku sistemohen personat që presin një vendim gjyqësor. Admir Tafili, sapo është “sistemuar” atje, pas kapjes spektakolare në një prej magazinave të Prrenjasit, një ditë pasi kishte ikur nga burgu i Drenovës në Korçë. Rrethanat e ikjes kanë bërë që autoritetet përkatëse të rrisin masat e sigurisë, pasi Tafili ishte një prej organiztatorëve kryesorë të arratisjes. Në paraburgimin e Bradasheshit, herë pas here janë gjetur celularë apo sasi të vogla droge.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Polici u arrestua dje