ELBASAN-  Pasi humb një sasi të konsiderueshme parashë në bixhoz, tenton t'i rimarrë duke grabitur kazinotë ku ai ishte klient prej kohësh.

Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05: 30- 06:00 në bulevardin "Aqif Pasha" në Elbasan, ku tre kazino u grabitën nga 33 vjeçari, i cili u arrestua vetëm disa orë pas ngjarjes. Policia tha se autori është Artur Mehja 33 vjeç, i  njohur dhe me emrin Elis Mehja. Ai ka grabitur 600 mijë lekë të reja në këto kazino.

Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se ky person ka qenë edhe nën efektin e lendës narkotike në momentin kur ka kryer grabitjet e njëpasnjëshme. Kazinotë e grabitura ishin 2 të firmws Apex  dhe tjetra Admiral. Ato ndodhen rreth 100 metra më larg njëra tjetrës.

Mësohet se në njërën prej kazinove kishte shtënë me armë në ajër, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)