Sipas uniformave blu, arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti”, janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.
Lënda narkotike dhe peshorja elektronike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com
