Si rezultat i aksionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi Petrit Abedini, 58 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 174 dhe 180 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me këtë rast kontrabande, veprimet hetimore kanë vijuar nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku ka filluar proçedimi penal ndaj shtetasit A.I., 33 vjeç, banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet.
Proçedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi Petrit Abedini, i cili gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë.
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 175 dhe 248 të Kodit Penal.

Metrazhet e sekuestruara në Elbasan
d.c./shqiptarja.com











