/ATSH/ - Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit, vazhdon kontrollin në zonën e Rrajcë për të ndaluar këdo që dëmton pyjet në mënyrë të pa ligjshme si dhe gjahtarët e fshehtë që shkelin moratoriumin ndaj gjuetisë së kafshëve dhe shpendëve.
Ku kontroll ushtrohet në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit.
Nga Administrata e këtij Qarku thonë se asnjë dru nuk do të pritet në mënyrë ilegale në Zonat e Mbrojtura si dhe në gjithë pyjet e këtij Qarku.
Shkelësit do të përgjigjen para ligjit.