Elbasan, kontrollet e qarkullimit
rrugor, gjoba ndaj shkeljeve

ELBASAN – Rreth 1200 masa administrative janë marrë nga Seksioni i Qarkullimit dhe i Sigurisë Rrugore përgjatë një jave, në lidhje me parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga kontrollet e realizuara deri më tani rezulton se drejtuesit e automjeteve nuk e vendosin rripin e sigurimit dhe përgjatë 1 jave policia ka evidentuar 254 raste të tilla dhe 160 raste me shpejtësi tej normave të lejuara, që shpesh herë bëhen shkak për burim aksidentesh, ndërkohë që disa mjete nuk kanë pasur dokumentacionin duhur.

Sipas shefit të Seksionit të Qarkullimit të Sigurisë Rrugore, Avdi Haluci, turistët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa thekson se qarku i Elbasanit ka mungesë të sinjalistikës rrugore.

Haluci pohoi se janë sekuestruar 45 mjete nga të cilat pjesa më e madhe janë kotorra.

Policia rrugore është përqendruar në pikat më kryesore të qytetit dhe në hyrje dhe dalje të qarkut të Elbasanit. Nga ana e këtij seksioni gjatë sezonit veror janë shtuar kontrollet dhe numri i punonjësve të policisë për të garantuar një qarkullim normal dhe për të shmangur aksidentet rrugore.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën