Elbasan, Kryemadhi takim me strukturat: Arrestimi i Dashamir Xhikës për arsye politike, duan të godasin LSI-në

Elbasan, Kryemadhi takim me strukturat: Arrestimi i Dashamir Xhikës për arsye politike, duan të godasin LSI-në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takim me strukturat në Elbasan

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Elbasan. E shoqëruar nga deputetët Edmond Haxhinasto dhe Endrit Braimllari, Kryemadhi komentoi arrestimin e një prej njerëzve të rëndësishëm të LSI në Elbasan, ish-drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhika, të cilin Apeli i Krimeve e riktheu në burg për abuzime me tenderat. Sipas Kryemadhit, arrestimi i Xhikës u bë për arsye politike, me synim goditjen e LSI në Qarkun e Elbasanit. 

Dhe vetë arrestimi i Dashamir Xhikës është një goditje që bëhet për LSI-në e Elbasanit, duke pasur parasysh që struktura e LSI-së së Elbasanit është një strukturë që i doli jashtë parashikimeve Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017. Ju keni qenë vetë prezent, e keni ndjerë vetë fushatën, sa agresive ka qenë dhe përveç agresivitetit që ka pasur edhe dhunës që është ushtruar ndaj njerëzve. Dhe duke parë që nuk ja dolën dot kësaj gjëje vazhduan me presione të tjera. Ne jemi shumë koshientë për sa i përket çështjes së Z. Xhika i cili është anëtar i Lëvizjes Socialistë për Integrim, ka qenë krye koordinatori ynë për Elbasanin dhe ndalimi i tij, ne nuk marrim përsipër për sa i përket angazhimit të tij në administratën shtetërore, por jemi të bindur 100% që ndalimi i tij është bërë për arsye politike.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Nga Elbasani, Kryemadhi foli edhe për situatën kriminale duke bërë përgjegjëse qeverinë e cila sipas saj është e lidhur me krimin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 23/09/2018 09:02

    Ti je buce o njeri, sa mund ti besohet nje buceje te terbuar qe kafshon te zotin, aq mund te besohesh dhe ti.

    Përgjigju
  • qytetar: 23/09/2018 08:50

    Kjo katunarja i ka mbush poturet qe kur Dashamir Gjika u coi mesazhin asaj dhe te shoqit qe Ishte merzitur i vetem ne qeli.Do zoti shkojne e i bejne shoqeri qe te dy burre e grua se na jane bere te neveritshem

    Përgjigju
  • bledi 1: 23/09/2018 07:44

    o rrush i pjek vone .... ( operacion plastik ) akoma kujton se populli eshte akoma nen sindromen e komunizmit, padituria?!?!? kan hapur syt populli.... jo per i gjo por kan frik mos hajne noj kepuc ballit

    Përgjigju
    • Fredi: 23/09/2018 09:27

      Mona e shpifur ti je si dhelprat e kuqe qe po i vrasin per shkak te terbimit. Coji xhelin Gjikes ne burg se ndryshe ka per te folur dhe ju groposi njehere e mire. Ku eshte rruga e Gjinarit moj Mona? E keni shtruar brenda LSI apo e ke shtruar brenda viles tek gjiri i lalzit? Po Toni kombinatit per arsye politike ka marre arratine ne gjermani?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë