ELBASAN- Dy persona, të cilët dyshohen si autorë të disa vjedhjeve me thyerje në Elbasan, janë ndalura ditën e sotme nga policia. Sipas policisë bëhet fjalë për Klodian Dhamo, 33 vjeç banues në Elbasan dhe Albert Pasko, 51 vjeç banues po në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 36-vjeçar me inicialet M.T.

Ndalimi i tyre u bë pasi, sipas poicisë, par një jave ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “5 Maji” në supermarketin e një 41-vjeçari me inicialet R.B, dyshohet se kanë vjedhur 16 shishe uiski.

Gjithashtu gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, pasi personat e lartpërmendur dyshohen të jenë autorë të këtyre ngjarjeve konkretisht:

Më datë 10.09.2017 gjatë natës në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit E.Ç., 35 vjeç banues në Elbasan dhe dyshohen të kenë marrë një sasi lekësh.

Më datë 22.09.2017 në Lagjen “Skëndërbej” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.M., 57 vjeç.

Më datë 12.10.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë banesës shtetasit A.L., 49 vjeç dyshohen ti kenë thyer xhamin e mjetit tip “Benz’ dhe dyshohen t’i kenë vjedhur kasetofonin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com