Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës punonjësin e Policisë Rrugore, Inspektor Mustafa Hidri, i cili mbylli karrierën e tij pas 40 viteve e 6 muaj shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi Inspektor Mustafa Hidrit Certifikatën e Karrierës me motivacionin:
“Për kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në radhët e Policisë së Shtetit”, tha ai.
Inspektor Mustafa Hidri, gjatë karrierës së tij 40 vite e 6 muaj në strukturat e Policisë së Shtetit, është dalluar për profesionalizmin, korrektësinë dhe integritetin, duke shërbyer me përkushtim dhe duke u bërë shembull për kolegët dhe brezat e rinj të punonjësve të Policisë.
Punonjësi i Policisë falënderoi drejtuesit për vlerësimin e akorduar dhe uroi kolegët e tij për suksese të mëtejshme në detyrë.
Komente









