Në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë ka ndodhur një aksident automobilistik, ku automjeti tip golf me targë AA 044 PF ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie private.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa mjeti dëmtime të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur policia rrugore e cila ka kryer veprimet procedurale.

Sipas të dhënave, si pasojë e përplasjes me shtyllën e tensionit, disa lagje dhe biznese në Labinot Fushë kanë mbetur pa energji elektrike.

[gallery]24271[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com