ELBASAN – Një aksident ka ndodhur në fshatin Kusar të Elbasanit, ku një makinë, pasi përplaset me bordurat anësore,  del nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe.  Si rrjedhim, shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë.

Shoferi quhet Xhulio Isufi dhe makina që drejtonte kishte targat EL 4300 B. Sëbashku me të, në spital përfundoi edhe pasagjeri Marvi Shëngjergji.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)