Elbasan/ Makina del nga rruga dhe përfundon e varur buzë rrugës, plagosen dy maqedonas (VIDEO)

ELBASAN- Dy persona nga Maqedonia kanë mbetur të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd pas një aksidenti që kanë pësuar.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia dhe lagështia në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut që kanë 'pushtuar' zonën orët e fundit. Makina e përfshirë në aksident është e tipit 'Volkswagen Pasat' me targa të Gostivarit.

Makina siç duket në pamjet e siguruara nga Report Tv ka përfunduar jashtë rrugës dhe ka ngecur në hekurat anësorë buzë një kodre. Poshtë makinës ndodhej edhe kopshti i një banese por fatmirësisht në momenti e aksidentit aty nuk ka patur njerëz. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur 'Kthesa e Murrashit'. Nga ky aksident ka patur vetëm lëndime të lehta të personave që kanë qenë në makinë ndërsa janë krijuar radhë të gjata makinash për shkak se rruga është bllokuar për disa çaste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj