Pak minuta më parë në aksin rrugor në aksin Elbasan-Librazhd, një  makinë tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur  tre makina të tjera të cilat ndodheshin të parakuara para një lokali aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Labinot. 

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e shkaqeve.

Sakaq, nga dalja e makinës nga rruga raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa  medohet se shkak paraprak mund të jetë bërë lagështira në rrugë.

AKSIDENT NE ELBASAN

(Pamje nga vendi i ngjarjes ku makina del nga rruga dhe përplas makinat e parkuara para lokalit)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com