Elbasan, makina përplas të
moshuarin, pranga shoferit

Elbasan, makina përplas të<br />moshuarin, pranga shoferit
ELBASAN - Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur në aksin rrugor, Elbasa-Peqin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 minuta të ditës së sotme dhe i plagosur ka mbetur i moshuari Qemal Çela, 76 vjeç.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, makina që ka shkaktuar aksidentin është me targa të Elbasanit 3215 B i drejtuar nga Azif Tafani, i cili ka përplasur një këmbësor. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Papër.

I plagosuri Qemal Çela është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Pas aksidentit, policia ka arrestuar drejtuesin e makinës Azif Tafani.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja