Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
“Policia Rrugore e Elbasanit -referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në lagjen "Dyli Haxhire", me automjetin që drejtonte ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Dh. H.. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi Dh. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.