ELBASAN - Katër persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen për pengmarrje. Të arrestuarit janë Ervin Cereneci 26 vjeç, Sokol Gula 35 vjeç, Shpëtim Cereneci dhe adoleshenti me inicialet L.V. 17 vjeç nga Elbasani. Ata akuzohen se kanë marrë peng 2 persona, më inicialet E.H 31 vjeç dhe O.B. 33 vjeç.

Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit, pengjet fillimisht janë dhunuar dhe më pas janë mbajtur 4 orë në një automjet tip Reno. Pasi ata janë liruar nga autorët, pengjet kanë bërë kallëzim penal në polici.

Më herët, pronari i pikës së basteve sportive kishte bërë denoncim në policisë e Elbasanit për vjedhjen me thyerje të subjektit të tij. Sipas tij, dy personat u kishin vjedhur kompjuter, televizorë, printer e objekte të tjera dhe sipas tyre mosmarrja e masave nga policia ka bërë që ata të kalojnë në vetëgjyqësi.

Policia tha se autorët i kanë marrë peng personat me pretendimin se ata ishin autorë të vjedhjes më thyerje të lokalit të tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)